njoftime

Takim me Këshillat Studentor

Nën kujdesin e Sektorit të Këshillimit të Karrierës Shërbimit të Studentëve dhe Alumnit, në ambjentet e Biblotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”, më datë 04 qershor 2025 ora 11:30 – 13:30, është parashikuar të zhvillohet takimi midis Këshillit Studentor të UV-së dhe Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S.Noli” Korçë.
Një takim në formë bashkëbisedimi me qëllim bashkëpunimin dhe ndërtimin e kontakteve të nevojshme midis studentëve dhe Institucioneve të Arsimit të Lartë.