Aktivitete njoftime

Leksion i hapur me pjesëmarrjen e Akademisë së Forcave të Armatosura

Në 13 maj, në ambientet e Fakultetit të Shkencave Teknike të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, u zhvillua një orë e hapur me pjesëmarrjen e senatorit dhe studentëve të Akademisë së Forcave të Armatosura.
Kjo veprimtari kishte në fokus rëndësinë e sigurisë kibernetike në një botë gjithnjë e më të dixhitalizuar dhe nevojën për ndërgjegjësim e përgatitje ndaj sfidave që lidhen me të. U diskutuan rreziqet bashkëkohore në hapësirën kibernetike, domosdoshmëria e mbrojtjes së të dhënave dhe roli i bashkëpunimit ndërinstitucional në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe akademike në këtë fushë.
Takimi synoi të krijojë ura bashkëpunimi midis Akademisë se Forcave të Armatosura dhe Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë.