njoftime

Njoftim për Studentët – Pyetësor mbi Shërbimet Mbështetëse

Të nderuar studentë,

UNIVLORA ju fton të merrni pjesë në një pyetësor vlerësues mbi shërbimet mbështetëse që ofrohen në institucionin tonë. Ky pyetësor është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve që i dedikohen komunitetit studentor.

Qëllimi i pyetësorit?: – Të vlerësojmë përvojën tuaj si student dhe të identifikojmë mundësi për përmirësim në shërbimet që ju ofrojmë, si këshillimi akademik, mbështetja studentore, infrastruktura, biblioteka, etj.

📅 Afati për plotësim: deri në përfundim të semestrit të II-të

🔒 Pyetësori është plotësisht anonim dhe do të përdoret vetëm për qëllime përmirësimi institucional.

📍 Ju lutemi klikoni në linkun e dërguar në UVMS tuaja  për të plotësuar pyetësorin.

👉 Mos harroni në UVMS

Pjesëmarrja juaj është thelbësore për të ndërtuar një ambient universitar më cilësor dhe më mbështetës.

JU FALËNDEROJMË PËR BASHKËPUNIMIN!