njoftime

Thirrje mobiliteti për stafin e UV-së në “University of Granada” në Spanjë.

Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë në bashkëpunim me “University of Granada” hap thirrjen për mobilitete stafi në kuadër të Programit Erasmus+KA171 ICM.

Mobiliteti përfshin:

– Lloji i mobilitetit: Trajnim.

– Numri i kuotave: 2 (dy).

– Periudha e mobilitetit: 7 ditë (5+2) gjatë semestrit pranverë 2025.

– Dieta ditore: 160 Euro/ditë.

– Shpenzime udhëtimi: 360 Euro. Shpenzimet e udhëtimit përllogariten në bazë të largësisë sipas linkut:

https://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/resources/distance-calculator_en

Kriteret për aplikantët:

  • Personel akademik i punësuar me kontratë me angazhim me kohë të plotë me afat të pacaktuar në UV.
  • Njohja e gjuhës angleze ose spanjolle minimumi niveli B2.

Kriteret dhe procedura e përzgjedhjes:

Stafi do të përzgjidhet në bazë të skemës së miratuar në rregulloren “Për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus+ KA171 International Credit Mobility’’(https://univlora.edu.al/wp-content/uploads/2019/05/Vendim-Senati-nr.-19.pdf)

Në rast të kandidatëve me pikë të barabarta:

  • Prioritet do t’u jepet personelit që u përkasin grupeve me diversitete sociale ekonomike, gjinore, racore, ngjyre, aftësi të veçanta, etj.
  • Barazia gjinore (aty ku është e mundur, të përzgjidhen kandidatë të barabartë në numër për nga gjinia).
  • Prioritet do t’i jepet stafit që nuk ka përfituar më parë nga programi Erasmus+ KA1 ose ka përfituar më pak.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Formular i aplikimit.
  • Kopje të pasaportës.
  • Vërtetim punësimi.
  • CV në gjuhën angleze.
  • Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohjen e gjuhës së huaj të kërkuar sipas marrëveshjes së mobilitetit. Përjashtim nga ky detyrim bëjnë stafi që është i diplomuar për gjuhë angleze.
  • Vërtetim nga Rektori / Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin.
  • Letër parapranuese prej një nga departamentet e “University of Granada”. Lista e stafit homolog në departamentet e universitetit pritës gjendet në linkun https://www.ugr.es/en/about/organization/departments

Dokumentet duhet të dorëzohen pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë pranë Rektoratit, Kati i II-të brenda datës 20/05/2025.

Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit mund të kontaktoni me Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë (international@univlora.edu.al ).

📝 Formular staf akademik_Granada

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë ju uron suksese!